OBSH: Sulmi me dron në një spital në Sudan vrau 64 persona gjatë festës së Bajramit
Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën 5 personave në shtëpinë e tij, tha zyra e prokurorit në provincën veriperëndimore të Jujuy për AFP të martën.
I dyshuari, 37 vjeç, përballet me akuza për “vrasje seriale” “me rrethana rënduese” pasi ai tregoi “mizori”. Ai tani është lënë në paraburgim.
Hetimi ka të bëjë me vrasjen e të paktën pesë personave që ishin zhdukur. Pas analizimit të pamjeve nga sistemet e mbikëqyrjes, hetimi u përqendrua në shtëpinë e autorit të dyshuar, ku u gjetën “kocka, gjak, copa lëkure” dhe madje edhe “një hundë njerëzore”, tha për AFP prokurori i përgjithshëm në Jujuy, Sergio Leyo Sanchez.
? Jujuy: detuvieron a un presunto asesino serial
Habría asesinado a 5 personas en situación de calle
? Sumate al vivo por #C5N y en https://t.co/9fxDe5JViU pic.twitter.com/jVGiNhcIdH
— C5N (@C5N) August 4, 2025
Në pronën që u kontrollua, një adoleshent 16-vjeçar, i cili u prezantua si nipi i pronarit, dyshohet se u tha oficerëve të policisë: “Dua të flas, dua të them se çfarë ka ndodhur”, sipas prokurorit që merret me çështjen, Guillermo Beyer, i cili foli për agjencinë e lajmeve A24.
Ai tha se xhaxhai i tij “dilte të premteve pas drekës dhe kthehej në mbrëmje me njerëz të ndryshëm. Me sa duket, ai u ofronte punë dhe pastaj i ftonte të pinin diçka në shtëpinë e tij”.
“Unë largohesha sepse e dija që po ndodhnin gjëra të këqija. Ai i rrihte, i vriste, i priste në copa, i digjte dhe i hidhte jashtë në qese plehrash”, tha 16-vjeçari.
Sipas Lejos Sánchez, viktimat “ishin njerëz të pastrehë, që endeshin rrugëve” dhe shumica e tyre të moshuar.
Hetimi aktualisht është përqendruar në “analizimin e mbetjeve të dyshuara njerëzore” dhe “mbledhjen e materialit biologjik nga të afërmit e të zhdukurve për të bërë krahasime të ADN-së”, shpjegoi prokurori i përgjithshëm.
Top Channel