“Objektet diplomatike janë shënjestruar”, ambasada e SHBA thirrje amerikanëve për situatën e luftës: Tregoni kujdes të shtuar 22/03 22:14
Thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë janë dëshmi e racizmit kundër etnisë shqiptare, shprehet kryedemokrati Sali Berisha, në një reagim për incidentin në ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”.
Top Channel