
Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë bukuritë natyrore të vendit nëpër rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë foto nga Dropullit, ku shprehet se nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë.
“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, shprehet Rama.
Më herët sot, ai postoi pamje nga vendet turistike të qytetit të Shkodrës.
Top Channel