Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’ në emisionin e mëngjesit! Në gjendje të rëndë në spital, e viziton presidenti Vuçiç

05/08/2025 13:09

Ministri serb, Darko Glisiç ishte i ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit Pink kur papritmas u ndje keq.

Sipas mediave vendase, ai pësoi një goditje në tru dhe është në gjendje të rëndë.

Ministri i Investimeve Publike Darko Glisiç nuk mundi ta përfundonte intervistën, ndaj programi u ndërpre.

Glisiç është dërguar në spital, ku ka mbërritur edhe Presidenti Vuçiç. Ndryshe, Glisiç konsiderohet si bashkëpunëtori më besnik dhe më i ngushtë i Presidentit serb.

Top Channel