Futbolli portugez në zi, kapiteni legjendar i Portos që triumfoi në Champions League me Murinjon ndërron jetë pas një ataku kardiak

05/08/2025 18:51

Ish-kapiteni legjendar i Portos, Jorge Costa, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeç pasi pësoi një arrest kardiak në qendrën stërvitore të klubit.

Ish-mbrojtësi, i cili shërbente si drejtor i futbollit profesional të Portos në sezonin e tij të dytë në këtë rol, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’ia dilte.

“Gjatë gjithë jetës së tij, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, Jorge Costa mishëroi vlerat që përcaktojnë FC Porto: përkushtimin, lidershipin, pasionin dhe një shpirt të patundur pushtimi. Ai la gjurmën e tij në breza të tërë tifozësh dhe u bë një simbol i Portismos”, thuhej nw deklaratwn e klubit tw Portos.

Gjatë karrierës së tij, Costa luajti 530 ndeshje në të gjitha, 383 për Porton dhe 50 për ekipin kombëtar të Portugalisë. Costa fitoi nofkën “Kafshë “nga shoku i skuadrës, Fernando Couto gjatë partneritetit të tyre qendër tw mbrojtjes. Si kapiten, ai e udhëhoqi Porton drejt lavdisë së Kupës UEFA në vitin 2003 dhe një triumfi në Ligën e Kampionëve në vitin 2004 nën drejtimin e trajnerit portugez, José Mourinho.

Mbrojtësi ishte një nga gjashtë lojtarët që fituan pesë kampionate radhazi të ligës portugeze me Porton, së bashku me Aloísio, Ljubinko Drulović, Paulinho Santos, Rui Barros dhe Folha.

Costa u rikthye në klub në prill 2024 si drejtor nën presidentin e ri André Villas-Boas.

“Trashëgimia e Jorge Costas do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën e të gjithë tifozëve të Portos. Nuk do të harrohesh kurrë, Kapiten”, shtoi klubi.

Top Channel