Dinamo dhe Egnatia gati për Europën, blutë kryeqytetas nisen drejt Splitit të bindur në forcën e tyre, i pret Hajduku

05/08/2025 13:05

Dinamo ashtu si edhe Egnatia janë dy skuadrat shqiptare që po mbajnë emrin e futbollit shqiptarë lart në kompeticionet europiane.

Këtë të enjte ata do të luajnë ndeshjen e parë të raundit të tretë ndaj Hajdukut të Splitit ndërsa kampionët rrogozhinas ndaj Olimpias së Lubjanës.

Kualifikim i bluve kryeqytetas erdhi cinik dhe jo shumë bindës dhe për kapitenin Bruno Dita sigurisht rëndësi ka kualifikimi, por edhe për mënyrën e lojës ka një shpjegim.

Mbase nuk ishim në ditën tonë më të mirë, na mungoi ritmi i lojës, ndërsa kundërshtari ishte më mirë pasi kishte ndeshje zyrtare më shumë se ne. Kundërshtarin e dimë që është i një niveli tjetër, por ne nuk shkojmë të dorëzuar atje”, Bruno Dita, futbollisti i Dinamos.

Po si po i përgatit trajneri Daja këto ndeshje, tashmë i njohur për arritjet e tij dhe përballjet dinjitoze të skuadrave që ka drejtuar në kupat e europës.

Pak nga të gjitha edhe nervoz edhe i qetë në disa momente, por me rëndësi është që ekipi të shfaqet siç do presori”, shprehet më tutje ai.

Një ditë më parë Dinamo mësoi edhe kundërshtarët e mundshëm nëse do t’ia dalë kalojë për në fazën e play off, ekipi polak i Jagellonias dhe danezët e Silkeborg dy emra relativisht jo të pakalueshëm, në letër.

Do t’i shohim ndeshje pas ndeshjeje, normalisht e pamë shortin, por fokusin e kemi tek Hajduku si fillim

Sa shanse ka Dinamo për të kaluar në play-off?

“Është e vështirë por, do të thoja 50/50, nuk I dihet, si kanë ardhur kohët sot asnjëherë nuk i dihet”, përgjigjet ai.

Top Channel