
Frrok Lleshi, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Shkodrës.
Paraprakisht dyshohet se vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme.
Lleshi ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ishte dënuar më herët për vrasje me dashje dhe me vendim nr.37, datë 17 mars 2006, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai u lirua më 16 mars 2023, pasi kishte kryer rreth 17 vite të dënimit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, e cila mund të jetë e lidhur me të kaluarën si ish-polic dhe ngjarjet kriminale ku ka qenë i përfshirë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë intensivisht, ndërsa ende nuk ka persona të ndaluar.
Top Channel