Vijon “drama” Atalanta-Lookman! Pasi dorëzoi kërkesën për transferim tek Interi, ylli nigerian nuk paraqitet në stërvitje

04/08/2025 19:15

Pas tensioneve, fshirjes së fotove me fanellën e Atalantës nga profili i tij në Instagram dhe deklaratës zyrtare me të cilën ai i kërkoi klubit të lejohej për t’u transferuar te Interi, sot nigeriani nuk është paraqitur në Zingonia për rifillimin e stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës që është rikthyer në Itali pas fitores ndaj Leipzigut në një ndeshje miqësore.

Pasi e ka anashkaluar drekën, sulmuesi ka munguar edhe në seancën stërvitore ku nuk do të stërvitej me ekipin, por do të kryente terapi të veçanta për shkak të një dëmtimi.

Lookman, i cili të shtunën kishte shkuar rregullisht në qendrën stërvitore të Atalantës për të vazhduar punën individuale pas dëmtimit në pulpë, ka vendosur kështu të ushtrojë më shumë presion, ndërsa qëndrueshmëria e klubit bergamask për të mbajtur premtimin që i ishte bërë disa muaj më parë, duket se e ka shtyrë atë të mos paraqitet sot në qendrën stërvitore.

Një vendim që pa dyshim do të ketë pasoja dhe do ta tensionojë akoma më shumë situatën brenda shtëpisë së Atalantës, pasi klubi mund të marrë masa disiplinore ndaj nigerianit.

Prapaskena e klauzolës

Ndërkohë del në dritë një prapaskenë mbi të ashtuquajturin “gentlemen’s agreement”, që nuk është një premtim me shkrim, mes palëve: sipas Atalantës ishte e mirëkuptueshme duke qenë se marrëveshja e bërë dymbëdhjetë muaj më parë kishte lindur si pasojë e ofertës së refuzuar nga PSG që këtë verë do t’i garantohej një rrugë e hapur vetëm për transferime jashtë Italisë, por në fakt kjo nuk i ishte komunikuar kurrë zyrtarisht lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, të cilët besonin se kjo marrëveshje vlente për çdo treg, pra edhe për Serie A.

Qëndrimi i klubit bergamask u përmbledh qartë nga fjalët e Luca Percassit: “Vitin e kaluar, përballë një oferte prej 20 milionë eurosh nga PSG, lojtari na kishte kërkuar të largohej dhe Atalanta ishte zotuar që do ta lejonte të largohej në këtë sesion merkatoje, duke u bazuar në dy kushte që ai vetë na kishte kërkuar: Së pari, të kalonte te një super klub europian dhe së dyti, që në Itali të mos shihej kurrë me një fanellë tjetër përveç asaj të Atalantës, si për atë që kishte bërë ai, ashtu edhe për atë që kishte marrë nga klubi.”

Top Channel