Të shtëna me armë zjarri në Los Anxheles, 2 viktima dhe 6 të plagosur

04/08/2025 18:20

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë disa të shtënave me armë zjarri në një festë rrugore në qendër të Los Angeles gjatë natës.

Sipas informacionit nga autoritetet e Los Angeles të cituara nga FOX News, incidenti thuhet se lidhet me bandat që veprojnë në zonë.

Dëshmitarët raportuan se të shtënat erdhën nga një sedan i kuq, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet dhe deri më tani nuk ka pasur arrestime të lidhura drejtpërdrejt me incidentin.

Oficerët e policisë së Los Angeles që patrullonin zonën nxituan në vendngjarje dhe bllokuan zonën ku po zhvillohej festa, pranë një depoje. Në festë kishte rreth 60 persona, të cilët u thanë autoriteteve se po festonin një ditëlindje.

Pasi filluan të shtënat, oficerët e LAPD shkuan në vendngjarje dhe gjetën disa persona me plagë nga armë zjarri dhe gjak në rrugë.

Një burrë 29-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një grua 52-vjeçare u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë, sipas autoriteteve. 29-vjeçari, sipas babait të tij, ishte DJ dhe kishte tre fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Dy persona të tjerë, një burrë 34-vjeçar dhe një tjetër 37-vjeçar, u dërguan me urgjencë në një spital të zonës në gjendje kritike, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën, por nuk janë në rrezik për jetën.

Top Channel