Sulmi terrorist me 149 viktima në sallën e koncerteve, Rusia nis gjykimi ndaj 19 persona të akuzuar

04/08/2025 10:09

Në Moskë nis gjykimi ndaj 19 personave që akuzohen për përfshirje në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë vitin e kaluar, kur u vranë 149 persona.

Persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, më 22 mars të vitit të kaluar, hapën zjarr dhe më pas ia vunë flakën ndërtesës.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e Rusisë. Qindra persona u plagosën.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

Këtta sulmues të dyshuar – të gjithë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore – dhe 15 persona të tjerë akuzohen se kanë marrë pjesë në këtë sulm, përballen me gjykim.

Tri seancat e para dëgjimore u zhvilluan javën e kaluar, sipas ueb-faqes të gjykatës në Moskë.

Sulmi tronditi Rusinë, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës fqinje më 2022.

Pavarësisht se IS-i mori përgjegjësinë, Rusia e implikoi Ukrainën në këtë sulm, një akuzë që Kievi e quajti të pabazë dhe absurde.

Gati gjysma e viktimave humbën jetën për shkak të thithjes së tymit dhe monoksidit të karbonit e jo nga armët e zjarrit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Sulmi nxiti një valë ksenofobie ndaj migrantëve nga Azia Qendrore në Rusi. /rel

Top Channel