Takim Putin-Zelensky? Zëdhënësi i Kremlinit: Presidenti është gati nëse bëhen përgatitjet e duhura

04/08/2025 13:22

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se është gati të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, me kusht që të bëhen përgatitjet e duhura, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

“Nuk janë bërë ende të gjitha përgatitjet e nevojshme për një takim të tillë”, u tha Peskov gazetarëve.

“Presidenti nuk e përjashton mundësinë e takimit me Zelensky, por vetëm pas përgatitjeve dhe negociatave serioze nga ekspertët, në mënyrë që të ketë një bazë për një diskutim substancial”, tha Peskov.

Takimi mes dy liderëve të shteteve në konflikt u përfol edhe në raundin e tretë të negociatave të mbajtura në Stamboll muajin e kaluar.

Bisedimet zgjatën 40 minuta dhe pala ukrainase në përfundim të tyre tha se propozoi një zamit mes Zelenskyt dhe Putinit.

Top Channel