
Me logon “O mirë se na erdhe” në Zall Dardha u mblodhën sërish këtë verë në një skenë të gjallë të trashëgimisë kulturore dhe atë shpirtërore, ku banorët vendas dhe emigrantët u bashkuan sërish për të festuar ngjarjen tashmë tradicionale.
Tashmë ky event i përvitshëm është në simbolin e gjallë të identitetit dibran, duke mbledhur së bashki gjenerata të ndryshme përmes këngës, valles të shoqëruar me emocione.
Nën ritmet e tingujve të muzikës tradicionale dhe atmosferës së ngrohtë që vetëm një komunitet i bashkuar mund të krijoje, artistë vendas dhe emra të njohur të skenës shqiptare të cilët dhuruan emocione për pjesëmarrësit, ku zëri i të rinjve u ndërthur me përvojën e të moshuarve.
President i Ansamblit Artistik Kuvendi Zall Dardhë, Neshat Ndreu u shpreh se çdo vit që vjen performaca ka ardhur në rritje kjo falë edhe emigrantëve të cilët vijnë për të festuar këtë event të veçantë, por jo vetëm. Në këtë event kanë marrë pjesë edhe artistë nga Dibra e Madhe, Tetova.
Pjesëmarrës të zonës dhe emigrantë u shprehen se ky aktivitet pati vlera dhe emocione falë interpretimit të artistëve.
Ky takim kulturor shërben jo vetëm si një festë, por edhe si një akt dashurie dhe krenarie për vendlindjen. “O mirë se na erdhe” nuk është thjesht një event, por një thirrje e zemrës për të mos harruar rrënjët, për të ruajtur gjuhën e shpirtit, dhe për të ndërtuar ura mes brezave dhe brezave të shpërndarë nëpër botë.
Zall Dardha këtë verë u mbush me dritë, dashuri dhe krenari kombëtare, ndërsa përmes artit, traditës dhe mikpritjes, çdo pjesëmarrës u bë pjesë e një kujtese të përbashkët – një kujtese që flet për respekt dhe dashuri për këtë vend të bekuar.
Top Channel