“O mirë se na erdhe”/ Në Zall Dardhë, festa që mbledh banorët dhe emigrantët, trashëgimi kulturore e shpirtërore

04/08/2025 20:18

Me logon “O mirë se na erdhe” në Zall Dardha u mblodhën sërish këtë verë në një skenë të gjallë të trashëgimisë kulturore dhe atë shpirtërore, banorët vendas dhe emigrantët u për të festuar ngjarjen tashmë tradicionale.

Ky event i përvitshëm është një simbol i gjallë i identitetit dibran, që bën bashkë gjeneratat përmes këngës e valles.

Nën ritmet e tingujve të muzikës tradicionale dhe atmosferës së ngrohtë që vetëm një komunitet i bashkuar mund të krijojë, artistë vendas dhe emra të njohur të skenës shqiptare dhuruan emocione.

“Çdo vit që vjen performaca ka ardhur në rritje kjo fal edhe emigrantëve të cilët vijnë për të festuar këtë event të veçantë, por jo vetëm në këtë event kanë marrë pjesë edhe artistë nga Dibra e Madhe, Tetova”, tha Neshat Ndreu, President i Ansamblit Artistik Kuvendi Zall Dardhë.

Ky takim kulturor shërben jo vetëm si një festë, por edhe si një akt dashurie dhe krenarie për vendlindjen. “O mirë se na erdhe” nuk është thjesht një event, por një thirrje e zemrës për të mos harruar rrënjët, për të ruajtur gjuhën e shpirtit, dhe për të ndërtuar ura mes brezave dhe brezave të shpërndarë nëpër botë.

Top Channel