New Jersey, momenti kur një balenë hedh një grua nga një varkë në ujë

04/08/2025 16:44

Një balenë e çorientuar është kapur në një video pranë Gjirit Barnegat në New Jersey, ndërsa një grua ndodhej në një varkë të vogël aty pranë.

Në pamjet filmike, balena shfaqet duke lëvizur me vrull në ujë, duke dhënë shenja se ishte në vështirësi. Kur varka iu afrua balenës, ajo përfundoi nën trupin e saj, duke e përmbysur varkën dhe duke hedhur gruan në ujë.

Sipas mediave amerikane, gruaja që ra në ujë fatmirësisht nuk u lëndua dhe u nxor shpejt në breg nga persona të tjerë.

Gruaja që regjistroi incidentin tha se balena dukej në telashe përpara se të afrohej ndonjë anije. Më pas, balena u përpoq të largohej drejt ujërave më të thella.

Top Channel