
04/08 19:01
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se do të mbledhë kabinetin e sigurisë të qeverisë izraelite këtë javë.
Netanyahu tha se mbledhja do të zhvillohet për të udhëzuar ushtrinë izraelite mbi lëvizjet e saj të ardhshme në Rripin e Gazës dhe për të arritur të gjitha qëllimet e saj të luftës.
“Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku për të arritur të gjitha qëllimet tona të luftës: mposhtjen e armikut, lirimin e pengjeve tona dhe sigurinë se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu në fillim të mbledhjes së rregullt të kabinetit.
Ai nuk specifikoi se kur do të zhvillohej mbledhja e kabinetit të sigurisë.
Top Channel