KAS i hoqi mandatin vajzës së tezes së Lapajt, ia dha të parës së listës, “Shqipëria Bëhet” ankohet në Kolegj: I takon Adriatikut!

04/08/2025 16:29
Adriatik Lapaj

“Shqipëria Bëhet” ka paditur në Kolegj Zgjedhor KQZ dhe KAS pasi iu dha mandati të parës në listë, Ana Dajkos.

“Shqipëria Bëhet” kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS, moasnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara nga Zeqir Kordhonai adhe Kleana Xhuveli.

“Shqipëria Bëhet” thekson në shkresë se mandatin duhet ta marrë Adriatik Lapaj.

KAS vendosi disa ditë më parë shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore të miratuara nga KQZ të subjekti zgjedhor, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet për qarkun Tiranë të zonjës Ana Kosta Dajko, kushërirës së Lapajt.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ironizoi më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që nuk njohu dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe ia dha mandatin të parës në listë, Ana Dajkos.

Shkresa e padisë

Top Channel