
Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Këshilli do të merret me planet mbrojtëse dhe do të përmirësojë aftësitë e forcave të armatosura të Iranit dhe do të kryesohet nga Presidenti Masoud Pezeshkian.
Vendimi i Iranit vjen pas një lufte ajrore 12-ditore nga Izraeli dhe SHBA-të në qershor.
Në orët e para të 13 qershorit, shpërthime goditën Teheranin ndërsa Izraeli kreu një sulm të madh ndaj kapaciteteve të tij bërthamore.
Irani kërcënoi se do të hakmerrej dhe u kundërpërgjigj shpejt me një sulm raketash.
Dhe më pas, më 22 qershor, Amerika hyri në konflikt dhe Donald Trump njoftoi se forcat amerikane kishin goditur tre lokacione bërthamore iraniane në një “sulm shumë të suksesshëm”.
MegjithatëQ lufta nuk zgjati shumë, pasi më 24 qershor u shpall armëpushimi. Që prej atëherë nuk ka pasur sulme nga asnjë palë.
Top Channel