65-vjeçari i cili u gjet këtë të hënë i vrarë me armë zjarri është identifikuar si Frrok Lleshaj.

Sipas policisë, ai u gjet në rrugë në fshatin Paçram të Vaut të Dejës rreth orës 21:00 pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel