
Një tjetër humbje e madhe për sportin elbasanas dhe atë shqiptar.
Ka ndërruar jetë Xhevahir Taushani, një nga emblemat më të njohura të futbollit në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë në vitet ‘60.
Figura e tij mbetet e paharrueshme në historinë e sportit vendas dhe më gjerë. Taushani nisi karrierën e tij futbollistike në moshë të re, duke u afirmuar shpejt si një mbrojtës i fortë, i disiplinuar dhe me personalitet të veçantë në fushën e lojës.
Për dy sezone, ai veshi edhe fanellën e Dinamos së Tiranës, duke dhënë kontribut në elitën e futbollit shqiptar dhe duke fituar respekt e vlerësim të madh. Për më tepër, talenti dhe aftësitë e tij e bënë të përfshihej edhe në ekipet Kombëtare të Shqipërisë, ku përfaqësoi vendin me dinjitet dhe përkushtim.Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, Xhevahir Taushani nuk u largua nga fusha e sportit.
Ai u angazhua si drejtues në klubin e Elbasanit, duke dhënë një kontribut të paçmuar në zhvillimin e brezave të rinj dhe në organizimin e ekipit, duke ndihmuar në formimin dhe edukimin e shumë futbollistëve të ardhshëm.Kujtimi për Xhevahir Taushanin do të mbetet i gjallë në zemrat e sportdashësve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.
Emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë i shkruar me germa të arta në historinë e futbollit elbasanas dhe shqiptar. Elbasani dhe futbolli shqiptar i përkulen me respekt të thellë figurës së tij të paharrueshme.
Top Channel