“Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe…”/ Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

04/08/2025 10:16

Policia e Vlorës jep detaje për arrestimin e Flodian Plakut, në një aksion të zhvilluar një ditë më parë në një hotel në Orikum.

Sipas policisë, gjatë momentit të arrestimit, Plaku ishte i armatosur, me armë me fishekë gati për qitje, ndërkohë që iu gjetën 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë”

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me Flodian Plakun, u kap edhe Julian Aliaj alias Julian Pashaj, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Sipas policisë, shtetasit me iniciale A. L, 36 vjeç, A. D, 31 vjeç dhe L. D, 57 vjeç, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Flodian Plaku është një nga tre të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes. 41-vjeçari konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.

Top Channel