
Rihanna është gati për një rikthim në muzikë dhe planifikon të nisë një turne të ri në vitin 2026, pas anulimit të disa datave të mundshme këtë verë në Londër.
Këngëtarja 37-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me ASAP Rocky, kishte planifikuar një seri koncertesh në stadiumin e West Ham në korrik, por planet u pezulluan në moment të fundit.
Sipas burimeve për The Sun, turneu i ri do të përkojë me 10-vjetorin e albumit të saj të fundit, Anti dhe pritet të shoqërohet me muzikë të re.
“Rihanna dhe ekipi i saj janë të bindur se mund ta realizojnë vitin e ardhshëm”-tha një burim për median britanike. Ylli i hitit “Umbrella” ka konfirmuar se albumi i saj i nëntë është në përgatitje dhe se do të sjellë diçka që do ta justifikojë pritjen.
Ajo foli së fundmi për mëmësinë dhe rolin e saj në filmin e ri të animuar Smurfs, ku i bashkohen dy djemtë e saj, RZA dhe Riot, në tapetin e kuq./ TAR
Top Channel