
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në burg shtetasin leanth Bylyku alias Armando Gega.
Ai është arrestuar ditën e premte nga policia e Vlorës dhe forcat operacionale në kuadër të operacionin policor të koduar “Në gjurmë”. Armando Gega është vënë në pranga si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, rojës së pallatit në ndërtim e sipër në qytetin e Vlorës, Renato Hoxhaj.
Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura. Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për të. Prokuroria e Vlorës pasi ka hetuar dosjen ka argumentuar se provat në të janë të pakundërshtueshme. Sipas policisë së qarkut por edhe prokurorisë Gega ka qënë pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë dhe prokurorisë ky shtetas ka patur rolin e informatorit të grupit në të cilin bënin pjesë disa anëtarë të cilët bashkëpunuan për të organizuar vrasjen.
Sipas prokurorisë ka prova që Armando Gega ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit Rumun i cili vijon të jetë në arrati sepse ka dalë nga Shqipëria, i ka dhënë informacione këtij të fundit dhe për më tepër i ka siguruar armën e zjarrit.
Duke dëgjuar pretencën e prokurorisë dhe duke parë dosjen por edhe provat, gjykata e Vlorës e ka cilësuar të drejtë arrestimin.
Edhe për gjykatën e shkallës së parë për këtë shtetas provat janë të pakundërshtueshme, teksa ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi.
Top Channel