Top Channel siguron videon/ Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por…

03/08/2025 19:01

Top Channel ka siguruar videon e konfliktit mes dy të rinjve mbrëmjen e kaluar në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u përfshinë në një sherr, që përfundoi në përdorimin e thikave. Sikurse duket në videon e siguruar nga korrespondenti Mikel Marsi, një vajzë përpiqet të ndajë të rinjtë, po këta të fundit vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin, duke rrezikuar edhe vajzën.

Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa më pas iu komunikua masa e arrestit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel