Ndalohet përkohësisht ndërtimi i sallës së ballos në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata federale në SHBA i kundërvihet Trump: Nuk ke zbatuar ligjin 31/03 23:00
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ne depon e naftës në Soçi të Rusisë.
Guvernatori i rajonit Voronezh të Rusisë, në jug të vendit, tha këtë mëngjes se katër persona u plagosën në një sulm me dron ukrainas që shkaktoi disa zjarre.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se njësitë e saj shkatërruan 18 dronë ukrainas mbi rajonin, i cili kufizohet me Ukrainën.
Sulme ka kryer edhe Rusia, ku gjatë natës sulmoi Kievin. Shënjestër ishte administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas. Sakaq, deri më tani nuk ka informacion nëse ka patur të lënduar.
Top Channel