Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

03/08/2025 09:57

Nuk ka vonuar hakmarrja e Rusisë ndaj Ukrainës pas sulmeve me dronë në depon e naftës në Soçi.

Të paktën shtatë persona janë plagosur dhe ndërtesa banimi janë shkatërruar pasi një sulm me raketa goditi qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.

Guvernatori i rajonit, Vitaly Kim postoi pamje në platformën Telegram, ku shihen ndërtesat e shkatërruara dhe të rrethuara nga rrënojat.

Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 76 dronë sulmues dhe shtatë raketa kundër Ukrainës gjatë natës .Njësitë e mbrojtjes ajrore shkatërruan 60 dronë dhe një raketë, shtoi forca ajrore.

Mykolaiv ndodhet në jug të Ukrainës, në veriperëndim të Krimesë dhe jo shumë larg Odesës dhe Khersonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta