
Akademiku Artan Fuga nuk kursen kritikat për Korin e ri Penal.
“Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!”, shprehet Fuga në një postim të tijin në rjrtein social Facebook.
Më tej ai ironizon duke thënë ‘bëjini si Mbeti Zog, merrni modelin italian ose gjerman’.
Më herët ai ka thënë se në draft ka formulime të paqarta dhe përdorim të gjuhës metaforike që sipas tij bien ndesh me precizitetin që ka ligji.
Reagimi i plotë:
Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!
Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”.
Në rrënjët latine, psh në frengjisht “peine”do të thotë mundim, ndëshkim, pendim, punë.
Në shqip është ruajtur, mendoj lidhja e vjetër e kuptimeve të fjalëve. Punë, penu, me u penu, penduar.
Në gjuhët latine fjalët u ndanë, u nda puna nga pendimi, nga ndëshkimi. Puna u quajt nga fjalë të tjera.
Lavoro,
Travail
edhe në anglisht:
Ëork,
kurse shqipja e ruan sepse duke qenë e izoluar mbetet shumë burimore, ruan vjetërsinë e fillimeve
punë, penu, -pendu – penal (ndëshkues)
Izolimi shekullor i jep shqipes forcë vjetërsie, por edhe një lloj entropie linguistike, ku ka fjalë që duke e qenë e njëjta kanë pa fund kuptime të ndryshme.
Përkthyesit evropianë do të hanë dynjanë kur ta përkthejnë.
Kurse këta që përkthejnë ligje, i bëjnë çorap të gjitha në shqip.
Ikni mo bëjeni si mbreti Zog, merrni një kod penal nga ndonjë vend evropian, italian, a gjerman, a belg, a francez, dhe përkthejeni. Të kënaqur do të jemi!
Prisni të shpikni rrotën!
Po ne nuk kemi kulturën fillestare të së drejtës romake, a konceptin e së drejtës të përpunuar më herët nga filozofët e mëdhenj helenikë, juristët tanë s’dinë latinisht,
do bëjmë ligje ne?
Merrni një dhe përktheheni. Kaq e thjeshtë është o rob Zoti!
Top Channel