Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

03/08/2025 09:41

Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zona është mbuluar e gjitha nga tymi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Top Channel