Vendi ynë do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta që arrijnë kulmin pas mesditës.

Në orët e para të mëngjesit, territori shqiptar do të zgjohet me mot të kthjellët dhe temperatura të freskëta që luhaten nga 16°C deri në 19°C.

Moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje, duke ofruar kushte ideale për ata që zgjedhin të nisen herët drejt bregdetit apo zonave turistike malore.

Gjatë paradites, rrezatimi diellor do të rrisë gradualisht temperaturat, të cilat do të arrijnë vlerën 30°C deri në 33°C deri në mesditë.

Kulmi i nxehtësisë do të regjistrohet në orët 14:00–16:00, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 35°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato urbane si Tirana, Elbasani dhe Fieri.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, moti do të vijojë të jetë i kthjellët, me një rënie graduale të temperaturave që do të stabilizohen rreth 24–27°C deri në mbrëmje.

Nata do të jetë e qetë dhe e freskët, me temperatura që zbresin sërish në rreth 20–22°C, duke sjellë rehati për gjumin e natës pas një dite të nxehtë.

Top Channel