Në kërkim prej muajsh për vrasjen e Bejtjes, kush e strehonte Flodian Plakun?! Policia shoqëron shtatë persona
03/08/2025 18:37
Policia e Vlorës ka shoqëruar shtatë persona që mund të kenë dijeni për fshehjen e Flodian Plakut.
Ata janë duke u marrë ne pyetje në Drejtorinë e Policisë se Vlorës, raporton korrespondeti i Top Channel, Mikel Marsi.
Flodian Plaku, që u arrestua sot në Orikum, teksa u kap me dy armë zjarri me vete, është një nga tre të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes.
41-vjeçari konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.
Top Channel