Momente të rralla në Adriatik, peshkatarët kapin peshkaqenin ‘Tigër’ 3 metra të gjatë
03/08/2025 08:22
Një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë dhe me peshë afro 70 kilogramë ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve, rreth 1500 metra larg bregut, në zonën detare mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun.
Peshkaqeni është kapur në ujërat e thella të Adriatikut nga peshkatarë lokalë. Bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit ‘Tigër’, një nga speciet më të mëdha dhe potencialisht të rrezikshme për njerëzit.
Pasi u kap nga rrjetat, peshkaqeni u lirua dhe u rikthye në ujërat e thella.
Nuk është hera e parë që peshkaqenë të përmasave të tilla janë vërejtur në ujërat shqiptare të Adriatikut, megjithëse raste të tilla mbeten të rralla dhe të izoluara.
Top Channel