Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

03/08/2025 14:58

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi sot se një nga anëtarët e stafit të saj u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm izraelit ndaj selisë së organizatës në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Sulmi izraelit shkaktoi një zjarr në katin e parë të ndërtesës, shkroi shoqata në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

Të shtunën, 32 palestinezë u vranë nga zjarri dhe granatimet izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë 14 që prisnin shpërndarjen e ndihmës humanitare, sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të enklavës palestineze.

Nga ana e saj, IDF njoftoi se kishte vrarë një komandant të krahut të armatosur të Hamasit në Gaza.

Lufta në Rripin e Gazës shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, kur u vranë 1,219 persona dhe u rrëmbyen 251.

Që atëherë, të paktën 60,332 persona janë vrarë si rezultat i operacioneve ushtarake izraelite në enklavën palestineze, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

Top Channel