Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

03/08/2025 15:42

Deri në 300 fëmijë mund të evakuohen nga Gaza dhe t’u ofrohet kujdes mjekësor në Britani, me plane që do të shpallen brenda disa javësh.

Një prind ose kujdestar do të shoqërojë çdo fëmijë, si dhe vëllezërit e motrat nëse është e nevojshme, dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë kontrolle biometrike dhe sigurie para se të udhëtojnë, raportoi Sunday Times.

Kjo do të ndodhë “paralelisht” me një iniciativë nga Project Pure Hope, një organizatë që synon të sjellë fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza në Britani, privatisht, për t’u nënshtruar trajtimeve.

Më shumë se 50,000 fëmijë vlerësohet se janë vrarë ose plagosur në Gaza që nga tetori 2023, sipas UNICEF-it.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha javën e kaluar se Mbretëria e Bashkuar po “përshpejton urgjentisht” përpjekjet për të evakuuar fëmijët nga Gaza për trajtim.

Top Channel