A është SPAK i ndikuar nga politika? Gonzato në “Top Story”: Tranzicionet janë të vështira, korrupsioni brenda gjyqësorit…
Tre persona janë arrestuar këtë të diel në Kukës.
Shtetasit me iniciale D.D., G.SH., dhe V.E., janë kapur me 14 doza kanabisi të ndarë, me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë:
U kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 3 shtetas.
Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas, të cilit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e ndarë në doza.
Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur dy raste në fushën e narkotikëve.
Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. D., dhe pasagjerë shtetasit G. Sh. dhe V. E. Gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 14 doza, me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 20 vjeç, G. Sh., 18 vjeç, dhe V. E., 27 vjeç, banues në Shëmri dhe Kukës.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 28 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel