
Kërcënimet nga Izraeli vazhdojnë, tha Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, sipas mediave shtetërore.
“Një kërcënim prej 1% duhet të konsiderohet një kërcënim 100%. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë armikun dhe t’i konsiderojmë kërcënimet e tij si të mbaruara”, tha Khatami, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, duke shtuar se forca e raketave dhe dronëve e Republikës Islamike “mbetet aktive dhe e gatshme për veprim”.
Në qershor, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë të ashtuquajturës luftë 12-ditore, në të cilën Teherani u hakmor kundër Izraelit me disa sulme me raketa dhe dronë.
Muajin e kaluar, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se vendi i tij do ta sulmonte përsëri Iranin nëse kërcënohej.
Top Channel