Humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, lëndohet i moshuari në Tiranë
03/08/2025 09:28
Një incident është regjistruar dje në kryeqytet.
Një 70-vjeçar ka humbur drejtimin mbi motomjetin dhe është rrëzuar. Për pasojë ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Më datë 02.08.2025,, është paraqiur për mjekim shtetasi L. P., 70 vjeç, pasi në fshatin Kasall, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë është rrëzuar. Aktualisht, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel