Aksident në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, përplasen tre automjete, lëndohet një nga shoferët

03/08/2025 09:35

Një aksident është shënuar gjatë orëve të para të kësaj të diele në aksin Lezhë-Fushë Milot.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një nga shoferët.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale R.N., është transportuar ne spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi:

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.

Top Channel