Aksident gjatë natës në Gjirokastër, makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë për jetën

03/08/2025 08:02

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”.

Një 29-vjeçar, teksa ishte duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor.

Mësohet se i lënduari është transportuar për në spital dhe se është në gjendje të rënë për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Top Channel