Zyrtari irakian mohon thashethemet se brejtësit kanë ngrënë miliarda euro nga ndërtesa e Bankës Qëndrore

02/08/2025 15:43

Një këshilltar ekonomik i kryeministrit të Irakut ka mohuar raportimet se minjtë dhe brejtës të tjerë kanë ngrënë një sasi të madhe të rezervave monetare të vendit.

Pretendimet, të publikuara fillimisht në disa faqe interneti, tregonin se minjtë kishin konsumuar 62 trilionë dinarë irakianë – një shumë që korrespondon me rreth 41 miliardë euro – brenda ndërtesës së Bankës Qendrore.

Këto pretendime janë “raportime absurde”, deklaroi Shia Al-Sudani, këshilltar i kryeministrit irakian, sipas mediave të Rudaw, një kanal informativ me seli në rajonin autonom të Kurdistanit.

Burime të tjera pranë qeverisë theksuan gjithashtu se shifra prej 62 trilionë dinarësh është e pabesueshme, duke pasur parasysh se gjithë masa monetare në vend – përfshirë qarkullimin në popullatë dhe rezervat në dispozicion – nuk e kalon shifrën prej 100 trilionë dinarësh.

Megjithatë, sipas Jerusalem Post, nuk përjashtohet plotësisht mundësia që brejtësit të kenë dëmtuar një pjesë të valutës fizike në qarkullim. Rreth 88% e parave në Irak ndodhen jashtë sistemit bankar, shpesh të ruajtura në arka ose magazina në kushte jo të përshtatshme për ruajtje afatgjatë, çka i ekspozon ndaj dëmtimit nga faktorë fizikë – përfshirë dhe brejtësit.

Top Channel