
“Vetmi – Fantazi” është ekspozita e parë e artistes kontemporane Xhelsina Petritaj, e cila prezanton për publikun krijimet, që i përkasin dy botëve të saj.
“Këtë ekspozitë e konsideroj si rilindje për mua. Kam risjellë veten në dy botë të ndryshme, solitude vs fantasy. Janë në fakt dy botët e mia”, shprehet Petritaj.
Përmes akrilikut të hedhur në telajo dhe në letër, Xhelsina eksploron raportin mes trupit dhe shpirtit, ndjesisë së identiteteve të shthurura apo të ndrydhura. Konturet e paqarta, herë herë të turbullta shfaqin përpjekjen e saj të krijimin e identitetit…
“Në shumicën e personazheve jam unë, por disa personazhe të tjera përmbajnë revoltën time ndaj fenomeneve të ndryshme. Kam dashur të shfaq dufin tim ndaj shumë fenomeneve, përfshirë. edhe luftën në Ukrainë”, thotë ajo.
Ekspozita që përballë dy botë krejt të ndryshme e thumbon probleme të shoqërisë do të qëndrojë e hapur deri në 16 gusht, më Qendrën e Artit Agimi.
Top Channel