
Mbajtja e duarve me një person të dashur nuk është vetëm një gjest romantik, por ka edhe përfitime të vërteta shëndetësore.
Hulumtimet tregojnë se ky veprim i thjeshtë mund të ulë presionin e gjakut, të reduktojë dhimbjen dhe të qetësojë stresin, duke ndikuar drejtpërdrejt në pjesët e trurit që kontrollojnë frikën dhe reagimet emocionale.
Në një eksperiment, pjesëmarrësit që mbanin duart me bashkëshortin gjatë shikimit të një filmi horror raportuan nivele më të ulëta stresi krahasuar me ata që e përjetuan skenën vetëm.
Ekspertët theksojnë se ky gjest i thjeshtë është një formë natyrale mbështetjeje emocionale, që forcon lidhjen mes partnerëve dhe ndihmon trupin të përballet më mirë me situata ankthi apo kërcënimi.
Top Channel