
Porti i Callao-s, më i madhi i Perusë, u mbyll për gjashtë orë të premten, pasi rreth 50 kontejnerë ranë nga një anije me flamur tajvanez.
Shefi i portit, Amilcar Velasquez, i tha televizionit Canal N se porti ishte rikthyer në gjendjen e mëparshme, duke vënë në dukje se anijet po patrullonin për t’u siguruar që asnjë anije nuk po kalonte nëpër zonën ku ndodhi aksidenti.
Sipas raportimeve, aksidenti i atribuohet kushteve të këqija të detit, për shkak të të cilave dallgë të forta kanë goditur vijën bregdetare ditët e fundit.
❗️🚢🇵🇪 – Approximately 20 containers from an Evergreen vessel fell into the sea at Callao Bay, Peru, due to heavy swells.
Authorities are investigating the incident, with estimates suggesting up to 50 containers may be affected.
The Port Captain of Callao has stated that the… pic.twitter.com/MWKm4lFxtS
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) August 1, 2025
Ndërsa përpjekjet vazhdojnë për të gjetur kontejnerët që ranë në det, Velasquez siguroi se “kjo nuk është një ngarkesë e rrezikshme që mund të shkaktojë ndotje detare”.
Anija Ever Lunar mbante 7,000 kontejnerë dhe po mbërrinte në Peru nga Panamaja kur ndodhi aksidenti në brigjet e portit të Callao.
Top Channel