Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

02/08/2025 17:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha është sulmuar fizikisht nga një person gjatë një tubimi në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Përpos Hoxhës, nga sulmi kanë pësuar edhe bashkëshortja e tij dhe e bija e mitur, 14-vjeçare.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar Hoxha është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash për të kërkuar ndihmë mjekësore të premten rreth orës 18:30.

Ai ka pasur lëndime trupore, më pastaj është transferuar edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Policia i referohet raportit të mjekut që thotë se deputeti i Kuvendit të Kosovës ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.

“Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Adem Hoxha është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit goran.

Top Channel