Vijon ofensiva ruse në Ukrainë, 28 viktima dhe 159 të plagosur në Kiev

01/08/2025 12:51

Të paktën 28 persona janë vrarë në sulmet e djeshme ruse në Kiev, sipas një përditësimi të ri nga shërbimet e emergjencës së kryeqytetit ukrainas, të cilat nxorën trupa të rinj nga rrënojat këtë mëngjes.

Gjithashtu ka 159 të plagosur në sulm, ndërsa kryeqyteti ukrainas ka shpallur gjendje zie.

Më parë, ministria e Brendshme ukrainase kishte raportuar 26 vdekje, përfshirë tre fëmijë, pas sulmeve masive me raketa dhe dronë të nisura nga Rusia në orët e para të së enjtes.

Këtë mëngjes, ekipet e shpëtimit ende po kërkonin trupa në rrënojat e ndërtesave të banimit të shkatërruara.

Një burrë 63-vjeçar u vra kur një predhë goditi një shtëpi në fshatin Veselyanka në rajonin e Zaporizhias, tha në Telegram kreu i komandës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov.

Në të njëjtin rajon, katër persona u plagosën nga sulmet ruse. Një grua u vra gjithashtu në Kherson, sipas Timur Tkachenko, kreu i komandës ushtarake të Kievit.

Top Channel