
Grupi i armatosur i Xhihadit Islamik publikoi një video të re të një pengu izraelito-gjerman të mbajtur në Rripin e Gazës që prej sulmeve të 7 tetorit 2023, të cilat çuan në shpërthimin e luftës aktuale mes Izraelit dhe Hamasit.
Videoja, që zgjat rreth gjashtë minuta, tregon pengun duke folur në hebraisht ndërsa ndjek një raport televiziv për krizën humanitare dhe urinë në Gaza.
Today, Palestinian Islamic Jihad released footage of Rom Braslavski.
Rom was kidnapped from the Nova music festival and has been held hostage in Gaza for close to 700 days.
Keir Starmer, Emmanuel Macron, and Mark Carney would like to give Rom’s captors their own country. pic.twitter.com/4tBYtGuT3C
— Shabbos Kestenbaum (@ShabbosK) July 31, 2025
Ai identifikohet si Rom Braslavski, një qytetar me nënshtetësi të dyfishtë izraelito-gjermane, i cili u rrëmbye gjatë sulmit në festivalin muzikor “Nova”.
Në video, Braslavski i bën thirrje qeverisë izraelite që të ndërmarrë hapa për lirimin e tij. Autenticiteti dhe data e saktë e regjistrimit të videos nuk janë konfirmuar nga AFP, por identiteti i tij është verifikuar nga burime izraelite dhe ndërkombëtare.
Xhihadi Islamik ka deklaruar edhe më parë se ka humbur kontaktin me pengun, gjë që përsëritet edhe në fillim të videos së fundit – duke sugjeruar se pamjet mund të jenë filmuar javë më parë.
Braslavski, që punonte si roje sigurie në festival, thuhet se kishte ndihmuar shumë pjesëmarrës të shpëtonin nga sulmi përpara se të rrëmbehej.
Nga 251 personat e rrëmbyer më 7 tetor, 49 mbeten ende në Gaza, prej të cilëve 27 janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.
Kjo video vjen në një moment delikat për përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësim.
Gjatë një armëpushimi të mëparshëm, midis janarit dhe marsit 2025, 33 pengje iu kthyen Izraelit – tetë prej tyre të pajetë – në këmbim të lirimit të rreth 1,800 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
Publikimi i videos pritet të rrisë presionin mbi autoritetet izraelite për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve të mbetura.
Top Channel