Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein: Vetëm një budalla bie në këtë kurth Gjashtë persona janë arrestuar këtë të premte në Serbia në lidhje me tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.
Në mesin e të arrestuar është edhe Tomislav Momiroviç, ish-ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës për periudhën 2020-2022. Momiroviçi u arrestua në aeroportin e Beogradit pak para se të nisej me avion drejt jashtme, raportojnë mediat serbe.
Policia ka tentuar të arrestojë edhe një ish-ministër tjetër, Goran Vesiç, por ai nuk është gjetur në shtëpi. Sipas njoftimeve të fundit, Vesiçi u transportua urgjentisht mbrëmë në spital ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.
Vesiç ka mbajtur postin e ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës nga viti 2022 deri në mes të nëntorit 2024, kur dha dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor.
Janë arrestuar gjithashtu edhe zv.ministrja e të njëjtit dikaster, si dhe disa zyrtarë të kompanive që ishin të përfshirë në rindërtimin dhe rikualifikimin e stacionit hekurudhor.
Tragjedia ndodhi vetëm tre muaj pas përfundimit të punimeve të rindërtimit të stacionit. Pas kësaj tragjedie në Serbi shpërthyen protestat ku u kërkua dorëheqja Aleksandër Vuçiç.
Top Channel