
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mirëpritën afatin të ri të dhënë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump Rusisë për të bërë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që vazhdon për më shumë se tre vjet.
“Të dy udhëheqësit mirëpresin afatin e ri të dhënë nga presidenti Rusisë për të ndaluar taktikat e saj penguese dhe për të bërë përparim të rëndësishëm në një marrëveshje paqeje”, tha një zëdhënës i Downing Street pasi të dy udhëheqësit folën në telefon.
“U bë e qartë se Rusia është pengesa e vetme për paqen, siç ranë dakord udhëheqësit”, shtoi ai.
Më parë, presidenti Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se kishte folur me Kryeministrin britanik Keir Starmer, me të cilin diskutoi formatet e mundshme për thirrjen e një samiti të udhëheqësve për të diskutuar paqen në Ukrainë.
“Ne diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët amerikanë, veçanërisht koordinimin e veprimeve me presidentin Trump dhe formatet e mundshme për negociatat e paqes në nivelin e udhëheqësve”, shkroi ai në X.
Top Channel