Çudia e kualifikimeve në Botërorin e këtij viti, Suedia arrin në fazën finale pa fituar asnjë ndeshje në grupe
João Palhinha është shumë pranë transferimit në Premier League, pasi Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshjen për huazimin e mesfushorit portugez.
Sipas burimeve të afërta me marrëveshjen, “drita jeshile përfundimtare” ka mbërritur këtë mëngjes, dhe lojtari është gati të udhëtojë drejt Londrës për testet mjekësore.
Detaj interesant i marrëveshjes është se bëhet fjalë për një huazim me klauzolë blerjeje prej 30 milionë euro, e cila nuk është e detyrueshme.
Tottenham do të mbulojë të gjithë pagën e lojtarit gjatë periudhës së huazimit, ndërsa Bayern ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Palhinhës, i cili pas një viti nuk pati shkëlqimin që pritej në Gjermani.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm në merkato për “Spurs”, të cilët forcojnë më tej mesfushën me një nga lojtarët më fizikë dhe punëtorë në qendër të fushës, ndërkohë që për Bayern ky është fundi i një kapitulli që nuk u zhvillua siç pritej.
Top Channel