
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se ka ardhur koha për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës, një sulmi rus në Kiev që vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Një djalë 6-vjeçar është midis të vdekurve në sulmin me raketa dhe dronë të Rusisë në kryeqytetin ukrainas, tha kreu i komandës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko.
Ai tha se 27 vende në katër rrethe të Kievit ishin dëmtuar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në mediat sociale që tregonte tym që ngrihej nga rrënojat, duke thënë se njerëzit ishin bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi.
“Është një mëngjes i tmerrshëm për Kievin. Sulmet e dhunshme ruse shkatërruan ndërtesa të tëra banimi dhe shkaktuan dëme në shkolla dhe spitale”, shkroi Sybiha në X.
It’s a horrible morning in Kyiv. The brutal Russian strikes destroyed entire residential buildings and damaged schools and hospitals. Civilians are injured and killed. There are still people under the rubble.
It is probably time to reduce to zero all of the timeframes that had… pic.twitter.com/BDC8384ygV
— Andrii Sybiha 🇺🇦 (@andrii_sybiha) July 31, 2025
“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ishte shumë bujar dhe i durueshëm me homologun rus, Vladimir Putin, duke u përpjekur të gjente një zgjidhje”, vazhdoi Sybiha.
“Ka ardhur koha për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës. Ka ardhur koha për të koordinuar të gjitha masat e sanksioneve. Ka ardhur koha për të imponuar paqen me forcë”, tha ministri ukrainas.
Ndërkohë, ushtria ruse njoftoi sot se kishte pushtuar qytetin Chasiv Yar, një fortesë e madhe e forcave ukrainase në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.
Chasiv Yar, epiqendra e luftimeve të ashpra në muajt e fundit, është “çliruar” nga forcat ruse, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Top Channel