
Kryeprokurori Altin Dumani, në takimin me gazetarët, foli edhe për diskutimet mbi reduktimin e kompetencave të SPAK.
“Nëse politika vendos që SPAK-ut duhet t’i evitohen disa kompetenca apo t’i reduktojmë pavarësinë, është vlerësimi i politikës”, tha Dumani, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“Unë jam këtu si drejtues për të garantuar që të gjithë këtu janë të angazhuar të ushtrojnë detyrat në funksione kushtetuese dhe ligjore deri ditën nëse do të ketë ndonjë ndryshim. E rëndësishme është që SPAK vijon punën si rezultat i vullnetit, por edhe mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë. Sot, SPAK është partneri më i besueshëm i agjencive ligjzbatuese në Europë dhe SHBA. Ky është fakt. Jemi institucioni, që kudo ku shkojmë na mirëpresin, na hapin dyert. Ky është rezultat i punës gjashtë vjeçare”, shtoi ai.
Top Channel