“Ne nuk jemi përfshirë”/ Altin Dumani kundër Kodit të Ri Penal: Duheshin ndryshime te Kodi aktual, nuk mund të jetë i njëjtë dënimi për…

31/07/2025 17:15

Kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, është shprehur kundër Kodin të Ri Penal.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte përmirësimi i Kodit aktual. Po ashtu, Dumani theksoi se SPAK nuk është përfshirë në diskutimet për Kodin e Ri, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

“Unë mendoj që debati që duhet të ishte bërë a është i nevojshëm për miratim një kod i ri, apo ka nevojë për përmirësime te kodi aktual. Mendoj qe duhen disa ndryshime te kodi aktual, për shembull për disa vepra ku parashikohen dënime të rënda. Nuk mund zë jetë i njëjti dënim si për atë që kapet me kokaine, me hashash apo drogra sintetike. Për mendimin tim, për ata që kapen me drogra sintetike, dënimi duhet të ishte më i rëndë. Kjo më vjen ndër mend si shembull. Ka një draft, ne nuk jemi përfshirë. Në momentin qe do të na sjellin një draft, do kemi një qëndrim. Kam ndjekur qëndrimin e prokurorit të përgjithshëm. Ne nuk jemi përfshirë në grup pune, nuk mund të themi nëse na kanë lënë jashtë. Ne nuk jemi përfshirë”, tha ai.

Top Channel